Kurti i vendosi kusht për t’u takuar, Rama s’përgjigjet dhe nervozohet

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili më herët  vendosi kusht se nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive, atëhere nuk do të ketë asnjë takim me homologun e tij të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama refuzoi të përgjigjej […] The post Kurti i vendosi kusht për t’u takuar, Rama s’përgjigjet dhe nervozohet appeared first on Newsbomb Albania.

Kurti i vendosi kusht për t’u takuar, Rama s’përgjigjet dhe nervozohet

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili më herët  vendosi kusht se nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive, atëhere nuk do të ketë asnjë takim me homologun e tij të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama refuzoi të përgjigjej lidhur me këtë pyetje duke thënë se do të flasë kur të jetë koha.

Sa i përket vajtjes në Prishtinë do të flas kur të jetë folur koha për të folur”, tha Rama.

Më pas, i pyetur lidhur me “Ballkanin e Hapur”, kryeministri Rama u largua pa dhënë nj⌂ përgjigje konkrete, pasi tha se në kë dalje mediatike është vetëm për të folur lidhur me studentë e mjekësië.

“Mendoni se janë të jgitha të rëndësishme, por unë këtu jam vetëm për studentët e mjekësisë”, tha Rama.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme në një deklaratë për mediat bëri me dije se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, meqënëse do të vizitojë Kosovën në kuadër të turit të tij Ballkanik, të mbajnë dhe mbledhjen e dy qeverive. Nëse kjo mbledhje nuk do të zhvillohet, atëhere kryeministri i Kosovës theksoi se nuk do të ketë takim me Ramën.

The post Kurti i vendosi kusht për t’u takuar, Rama s’përgjigjet dhe nervozohet appeared first on Newsbomb Albania.