Votimi për kanabisin mjekësor, Meta: Legalizim “de facto” i trafikut të drogës

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar lidhur me votimin për kanabisin mjekësore në Komisionin e Shëndetësisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta thotë se kjo nismë  shërben si legalizim ‘de facto’ të trafikut të drogës. Më tej, kreu i Partisë së Lirisë thotë se ky votim është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra […] The post Votimi për kanabisin mjekësor, Meta: Legalizim “de facto” i trafikut të drogës appeared first on Newsbomb Albania.

Votimi për kanabisin mjekësor, Meta: Legalizim “de facto” i trafikut të drogës

Ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar lidhur me votimin për kanabisin mjekësore në Komisionin e Shëndetësisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta thotë se kjo nismë  shërben si legalizim ‘de facto’ të trafikut të drogës.

Më tej, kreu i Partisë së Lirisë thotë se ky votim është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve dhe se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka marrë një goditje të rëndë dhe të qëllimshme.

“Votimi nga deputetët e “Rilindjes” në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë të Projektligjit për Legalizimin e Kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është legalizimi “de facto” i trafikut të drogës, që ka pushtuar vendin, si dhe legalizimi i zbrazjes së depove me kanabis të narkotrafikantëve.

Ky votim është zbatimi direkt i urdhrave të narkotrafikut, që ka kapur peng qeverisjen e vendit të kthyer në narkoshtet.

Ky votim është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve.

Integrimi europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka marrë një goditje tepër të rëndë dhe të qëllimshme”, shkruan Meta.

The post Votimi për kanabisin mjekësor, Meta: Legalizim “de facto” i trafikut të drogës appeared first on Newsbomb Albania.