Mujanoviq: Koha për përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ambasadorja amerikane në NATO, Julienne Smith sot ka tërhequr vërejtjen se Rusia po i përdorë metodat klasike me qëllim të destabilizimit të rrethanave në Ballkanin Perëndimor. Ajo i cilësoi “taktika klasike” të Moskës zyrtare veprimet që po bëhen në rajon e që kanë për qëllim destabilizimin. Ndaj kësaj deklarata ka reaguar edhe Jasmin Mujanoviq, politolog […]

Mujanoviq: Koha për përshpejtim të anëtarësimit të Kosovës në NATO
mujanoviq:-koha-per-pershpejtim-te-anetaresimit-te-kosoves-ne-nato

mujanoviq:-koha-per-pershpejtim-te-anetaresimit-te-kosoves-ne-nato

Ambasadorja amerikane në NATO, Julienne Smith sot ka tërhequr vërejtjen se Rusia po i përdorë metodat klasike me qëllim të destabilizimit të rrethanave në Ballkanin Perëndimor.

Ajo i cilësoi “taktika klasike” të Moskës zyrtare veprimet që po bëhen në rajon e që kanë për qëllim destabilizimin.

Ndaj kësaj deklarata ka reaguar edhe Jasmin Mujanoviq, politolog dhe specialist i politikave të Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare.

“Rritja e paralajmërimeve publike nga zyrtarët perëndimorë, përfshirë Ambasadoren amerikane në NATO, se Rusia ka plane në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar të armatos qeveritë nacionaliste serbe në Beograd dhe Bosnjës. Shumë prej nesh kanë paralajmëruar për këtë prej vitesh; kyç tani për të përshpejtuar rrugën e NATO-s të Bosnjës Hercegovinës dhe Kosovës”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.