Gjyqi për Fatmir Mediun, thirren në proces famijarët e viktimave të Gërdecit

Ditën e sotme do të mbahet procesi gjyqësor për çështjen e “Gerdecit”.  Seanca ka nisur në orën 14.00. Bëhet me dije se në këtë seancë janë thirrur si palë familjarët që kanë humbur të afërmit në këtë tragjedi dhe ata që mbetën të plagosur. 109 persona do t’i dorëzojnë Gjykatës dhe SPAK dokumente përfaqësimi ku […] The post Gjyqi për Fatmir Mediun, thirren në proces famijarët e viktimave të Gërdecit appeared first on Newsbomb Albania.

Gjyqi për Fatmir Mediun, thirren në proces famijarët e viktimave të Gërdecit

Ditën e sotme do të mbahet procesi gjyqësor për çështjen e “Gerdecit”.  Seanca ka nisur në orën 14.00.

Bëhet me dije se në këtë seancë janë thirrur si palë familjarët që kanë humbur të afërmit në këtë tragjedi dhe ata që mbetën të plagosur.

109 persona do t’i dorëzojnë Gjykatës dhe SPAK dokumente përfaqësimi ku do verifikohet nëse ka të dëmtuar nga vepra penale apo jo.

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me “Gërdecin” akuzohet për dy akuza të lidhura me “Shpërdorimin e detyrës” kryer në bashkëpunim.

Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.

Ai më herët nuk ka pranuar se ka përgjegjësi se për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

The post Gjyqi për Fatmir Mediun, thirren në proces famijarët e viktimave të Gërdecit appeared first on Newsbomb Albania.