Shoferi i njërit nga autobusët e ndaluar në kufi: Gjendja e udhëtarëve është e mire, kemi problem vetëm me ushqim

Shoferi i “Zhitia Turist”, Driton Bajrami ka thënë se problemi më i madhë gjatë bllokadës që i është bërë autobusëve në Serbi është me ushqim. Ai tha se kompania e tyre, ia ka siguruar udhëtarëve pijet, ndërsa për ushqim janë në pritje nga restorantet e afërta se a do të mund të furnizohen. I njëjti […]

Shoferi i njërit nga autobusët e ndaluar në kufi: Gjendja e udhëtarëve është e mire, kemi problem vetëm me ushqim
shoferi-i-njerit-nga-autobuset-e-ndaluar-ne-kufi:-gjendja-e-udhetareve-eshte-e-mire,-kemi-problem-vetem-me-ushqim

shoferi-i-njerit-nga-autobuset-e-ndaluar-ne-kufi:-gjendja-e-udhetareve-eshte-e-mire,-kemi-problem-vetem-me-ushqim

Shoferi i “Zhitia Turist”, Driton Bajrami ka thënë se problemi më i madhë gjatë bllokadës që i është bërë autobusëve në Serbi është me ushqim.

Ai tha se kompania e tyre, ia ka siguruar udhëtarëve pijet, ndërsa për ushqim janë në pritje nga restorantet e afërta se a do të mund të furnizohen.

I njëjti ka thënë se një udhëtari për shkak të stresit është dashur që të i ofrohet ndihmë mjekësore.

“Në orën 23:00, mbrëmë kur kemi hyrë në kufi këtu, i kanë bllokuar autobusët. Jemi pesë autobusë duke shkuar në drejtim të Evropës dhe 6 autobusë në drejtim të Kosovës. Prej çdo autobusi i kanë marrë nga 2-3 udhëtarë në pyetje. I kanë lëshuar prapë dhe jemi në pritje. I kanë pyetur për emër, mbiemër se ku banojnë, ku punojnë, qesi pyetje. Vetëm një ambulancë është një udhëtarë ka pasur pak stres. Gjendja është mirë, mirë, problemin më të madhe është që bukë nuk kemi për udhëtarë, për momentin. I kemi thirr disa restauranta në afërsi, janë mbet me tregu a po mundën me përgatitë a jo. Me ja pru ushqimin udhëtarëve të Zhitia Turistit. Pijet ja kemi kry na udhëtarëve. Jemi në pritje të shohim tash se fare po ndodhë”, ka deklaruar ai për teve1.info

Ndryshe, Fatmir Haxholli nga  Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka njoftuar se, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës.

Sipas Haxhollit, kjo po ndodhë në hakmarrje dhe nervozizëm ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Kosovës në këtë institucion.