Teach for Kosova: Rezultatet e testit PISA përsëri zhgënjyese

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatin e testit PISA për vitin 2022. Ajo është renditur në vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse. Pra, ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë. Vendi i 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë. Shumë personalitete e organizata, […]

Teach for Kosova: Rezultatet e testit PISA përsëri zhgënjyese
teach-for-kosova:-rezultatet-e-testit-pisa-perseri-zhgenjyese

teach-for-kosova:-rezultatet-e-testit-pisa-perseri-zhgenjyese

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatin e testit PISA për vitin 2022.

Ajo është renditur në vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse.

Pra, ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë.

Vendi i 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë.

Shumë personalitete e organizata, reaguan lidhur me këtë zhvillim.

Njëra ndër organizatat është edhe Teach for Kosova (Mësim për Kosovën). e cila është pjesë e rrjetit global Teach for All (Mësim për të gjithë).

Në reagimin e kësaj organizate thuhet se rezultatet e testit nderkombëtar PISA janë përsëri tejet zhgënjyese për Kosovën.

“Numrat tregojnë një rrugëtim sfidues, por ne duhet t’i shohim këto rezultate si një thirrje për veprime në nivelin personal, shoqëror, dhe kombëtar. Një person, një OJQ, ose një politikë nuk mund të ndryshojë një sistem arsimor. Nevojitet një shoqëri e përkushtuar që beson dhe punon drejt një vizioni të përbashkët”, thuhet në reagim.

“Vizioni ynë i përbashkët që të gjithë fëmijët e Kosovës të kenë arsim të shkëlqyer, arrihet vetëm duke filluar t’i zbatojmë ndryshimet që i duhen Kosovës. Kemi nevojë për rekrutim më të drejtë të mësimdhënësve; për zhvillim profesional të mësimdhënësve; për vlerësim më të mirë të performancës së mësimdhënësve”.

“Mbi të gjitha, kemi nevojë për një shoqëri që e di se arritjet akademike të fëmijëve tanë duhet të përmirësohen! Dhe për fund, ne duhet të punojmë kolektivisht drejt një të ardhme, ku të gjithë fëmijët e Kosovës – pa marrë parasysh prejardhjen apo etninë – do të kenë qasje në një sistem arsimor që i përgatitë ata për një sukses të përjetshëm”.

Reagimi i plotë: