Vankovska: Nuk është e drejtë që dita e votimit të jetë ditë jo pune vetëm për administratën

Kandidatja presidenciale e mbështetur nga e Majta, Biljana Vankovska, vendimin e Qeverisë që ditët e zgjedhjeve (24 prilli dhe 8 maji) të jenë ditë jo pune vetëm për administratën publike The post Vankovska: Nuk është e drejtë që dita e votimit të jetë ditë jo pune vetëm për administratën appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Vankovska: Nuk është e drejtë që dita e votimit të jetë ditë jo pune vetëm për administratën

Kandidatja presidenciale e mbështetur nga e Majta, Biljana Vankovska, vendimin e Qeverisë që ditët e zgjedhjeve (24 prilli dhe 8 maji) të jenë ditë jo pune vetëm për administratën publike në vend, e ka cilësuar të padrejtë, përcjell FLAKA.

Sipas Vankovska, është një kusht i padrejtë dhe një mundësi potenciale për punëdhënësit në kompanitë private që të pengojnë punonjësit e tyre që të dalin nga vendi i punës për të votuar.

“Ne kemi marrë njoftimin nga Qeveria për ditën e votimit, e cila është ditë pushimi vetëm për administratën publike. Mendoj se është e padrejtë, nuk është një kusht i drejtë. Praktikisht, të gjithë punëdhënësit privatë do të mund të pengojnë qytetarët që të largohen nga vendi i punës, të dalin për të votuar, varësisht nga rrethanat e tyre”, tha Vankovska.

Në përputhje me këtë vendim të qeverisë, sipas saj, një numër i madh i qytetarëve, veçanërisht ata që vijnë nga qytetet e tjera, e që punojnë në Shkup, nuk do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. FLAKA

The post Vankovska: Nuk është e drejtë që dita e votimit të jetë ditë jo pune vetëm për administratën appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .