Balluku pritet në DASH, konfirmohet si “e pëlqyera” e amerikanëve

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është takuar me të dërguarin amerikan për rajonin, Gabriel Escobar, gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon në SHBA. Ky takim ka ndodhur në Departamentin e Shtetit, në Uashington, duke konfirmuar kështu potencën e fortë politike që po ia njohin dhe amerikanët. “Escobar mbetet një nga […] The post Balluku pritet në DASH, konfirmohet si “e pëlqyera” e amerikanëve appeared first on Newsbomb Albania.

Balluku pritet në DASH, konfirmohet si “e pëlqyera” e amerikanëve

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është takuar me të dërguarin amerikan për rajonin, Gabriel Escobar, gjatë një vizite zyrtare që po zhvillon në SHBA.

Ky takim ka ndodhur në Departamentin e Shtetit, në Uashington, duke konfirmuar kështu potencën e fortë politike që po ia njohin dhe amerikanët.

“Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit”, shkruan znj. Balluku në një status në rrjetet sociale, duke vijuar:

“Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”.

Prej gati dy vitesh, Belinda Balluku është shndërruar në gruan më të pushtetshme të kabinetit Rama. Por duket se pozitat e saj janë mjaft të forta edhe në raport me partnerët amerikanë.

Vitet e fundit mjaft projekte të rëndësishme, veçanërisht në fushën energjitike janë zhvilluar me pjesëmarrjen e kompanive amerikane dhe sigurisht mbështetjen e Qeverisë amerikane.

Kjo duket se e ka forcuar edhe më shumë besimin e partnerëve te Zv.Kryeministrja shqiptare dhe njëkohësisht drejtuesja e dikasterit më të rëndësishëm në vend.

The post Balluku pritet në DASH, konfirmohet si “e pëlqyera” e amerikanëve appeared first on Newsbomb Albania.