Mickoski: BDI më quan antishqiptar sepse …

“Nga sytë e njerëzve konstatova se ka shumë dëshirë, shumë emocion, mobilizim që është shumë i rëndësishëm dhe ndërgjegjësim për momentin që na pret dhe sfidën që na pret, sepse The post Mickoski: BDI më quan antishqiptar sepse … appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .

Mickoski: BDI më quan antishqiptar sepse …

“Nga sytë e njerëzve konstatova se ka shumë dëshirë, shumë emocion, mobilizim që është shumë i rëndësishëm dhe ndërgjegjësim për momentin që na pret dhe sfidën që na pret, sepse këto nuk janë zgjedhje të zakonshme”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski nga tubimi në Krushevë, përcjell FLAKA.

Mickoski shtoi se po ua jep fjalën qytetarëve se duhet të jenë të sigurt vetëm për një gjë, e ajo është se në Maqedoni nuk do të jetë si më parë.

“Që të mos jetë si deri tani, ku Maqedoninë e vodhën një grup i vogël njerëzish, pesë prej tyre pjesë e kryesisë së BDI-së, dhe disa të poshtër të LSDM-së. Këtë e theksoj duke e ditur se për një kohë të shkurtër ai do të jetë kryetar i LSDM-së këtu në Krushevë dhe pres që një ndryshim i tillë të ndodhë në vitin 2025. Gjithsesi, përpiqem t’u drejtohem atyre që në të kaluarën ia dhanë votën LSDM-së ose atyre pak që ende janë pjesë e strukturës së LSDM-së ose mbështesin politikat e LSDM-së. Në këto zgjedhje fituesi është i qartë, në këto zgjedhje fitues do të jetë Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE “Maqedonia juaj”. Dhe presidentja e ardhshme do të jetë profesoresha Gordana Siljanovska Davkova”, tha Mickoski.

Ai ka theksuar se në këto zgjedhje, përveç këtij qëllimi themelor, detyrë dhe synim tjetër do të jetë që përfundimisht të dërgohen në pension politik Ali Ahmeti dhe BDI.

“Shumë nga kryesia e BDI-së më akuzojnë se jam antishqiptar, si ksenofob. Pse? Sepse unë kam folur për krimet e këtyre njerëzve. Dhe nuk po flas për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së, por e kam fjalën për disa që janë pjesë e lidershipit dhe që janë pjesë e pushtetit në Maqedoni për më shumë se dy dekada dhe po grabisin, turpërojnë dhe duke e poshtëruar Maqedoninë”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së. FLAKA

The post Mickoski: BDI më quan antishqiptar sepse … appeared first on Flaka | Në çdo lajm... .