Sinjali i fundit në Kanada, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për “fatin” e Arben Ahmetaj

Këshilli i Mandateve do të mblidhet përsëri sot, për të dytën ditë me radhë, për “fatin” e ish-ministrit socialist Arben Ahmetaj. Mbledhja e parë e zhvilluar dje përfundoi pa asnjë vendim, ndërsa nuk munguan as debatet e deputetëve me prokurorët e SPAK. Me një kërkesë zyrtare, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë […] The post Sinjali i fundit në Kanada, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për “fatin” e Arben Ahmetaj appeared first on Newsbomb Albania.

Sinjali i fundit në Kanada, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për “fatin” e Arben Ahmetaj

Këshilli i Mandateve do të mblidhet përsëri sot, për të dytën ditë me radhë, për “fatin” e ish-ministrit socialist Arben Ahmetaj. Mbledhja e parë e zhvilluar dje përfundoi pa asnjë vendim, ndërsa nuk munguan as debatet e deputetëve me prokurorët e SPAK.

Me një kërkesë zyrtare, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë që “të zhveshë” nga imunitetit Arben Ahmetaj dhe ti hapë rrugë prangosjes së tij. Mbledhja e dytë, do të mbahet pasditen e sotme në orën 16.00.

Zëri i Amerikës ka konfirmuar dje përmes burimeve zyrtare se ish-ministri është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte Parlamentit, shkresën për arrestimin.

Burime pranë autoriteteve shqiptare i thanë po ashtu Zërit të Amerikës, se më pas zoti Ahmetaj, ka prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Burime të tjera, të pakonfirmuara zyrtarisht, tregojnë se nga verifikimet e sinjalit të celularit të tij, momenti i fundit i vendndodhjes rezulton të ketë qenë Kanadaja.

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, në kuadrin e procedimit penal të mësipërm, SPAK ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit:

  • Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz dhe i Ferdane, datëlindja 28.06.1969, lindur në Gjirokastër, me nr personal G90628061Q.

Ky shtetas, rezulton se ka marrë cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të:

  •  “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,
  • “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
  •  “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

The post Sinjali i fundit në Kanada, Këshilli i Mandateve mblidhet sot për “fatin” e Arben Ahmetaj appeared first on Newsbomb Albania.