SPAK kërkon ta arrestojë, avokati e konfirmon: Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

Po mbahet për më shumë se tre orësh mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit, deputetit Arben Ahmetaj. Një nga avokatët e Ahmetaj, Henrik Ligori ka deklaruar se ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri. Ky lajm prej ditës së djeshme po qarkullon në media, ndërsa sot është konfirmuar nga […] The post SPAK kërkon ta arrestojë, avokati e konfirmon: Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri appeared first on Newsbomb Albania.

SPAK kërkon ta arrestojë, avokati e konfirmon: Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri

Po mbahet për më shumë se tre orësh mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku diskutohet kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-ministrit, deputetit Arben Ahmetaj.

Një nga avokatët e Ahmetaj, Henrik Ligori ka deklaruar se ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri. Ky lajm prej ditës së djeshme po qarkullon në media, ndërsa sot është konfirmuar nga burime brenda mbledhjes se avokati ka pranuar se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.

Theksojmë se ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur tre akuza penale, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

Më herët Gazmend Bardhi ka pyetur prokurorët e SPAK nëse ish.zv kryeministri Arben Ahmetaj ka ikur në Kanada.

“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri, mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?”, u shpreh Bardhi. Ai më pas ka akuzuar mazhorancën se po e ndihmojnë Arben Ahmetajn të arratiset.

Kujtojmë që një ditë më parë SPAK ju drejtua me një kërkesë Kuvendit, ku kërkoi dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, si dhe për kontrollin në shtëpinë personale të ish-zv.kryeministrit.

Lexo këtu: Thonë se është arratisur të premten, Ahmetaj i bëri “share” për herë të fundit Ramës më 9 Korrik

Prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kuvend, Arben Ahmetaj dërgon vetëm avokatët

The post SPAK kërkon ta arrestojë, avokati e konfirmon: Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri appeared first on Newsbomb Albania.