RMV, për shkak të zgjedhjeve, qeveria i shpalli 24 prillin dhe 8 majin si ditë jopune për të gjithë qytetarët

Qeveria në seancën e djeshme konkludoi që 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbarëvajtjes së zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës […]

RMV, për shkak të zgjedhjeve, qeveria i shpalli 24 prillin dhe 8 majin si ditë jopune për të gjithë qytetarët
Ura e Gurit në Shkup, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Qeveria në seancën e djeshme konkludoi që 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të mbarëvajtjes së zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriu, transmeton Portalb.mk.

“Vendimi i sotëm i qeverisë vlen për të gjithë qytetarët e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kumtoi dje Qeveria.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahen më 8 maj.