Aktakuzë kundër 53 personave për masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër 53 personave për Masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës. Sipas Prokurorisë, 16 prej këtyre personave ishin të pozicionuar në strukturat të rëndësishme ushtarake dhe policore të Serbisë. “Prokuroria Speciale njofton se në periudhën 27-29 prill 1999, ishte zhvilluar […]

Aktakuzë kundër 53 personave për masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe
aktakuze-kunder-53-personave-per-masakren-e-mejes-dhe-fshatrave-te-regjionit-reka-e-keqe

aktakuze-kunder-53-personave-per-masakren-e-mejes-dhe-fshatrave-te-regjionit-reka-e-keqe

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër 53 personave për Masakrën e Mejës dhe fshatrave të regjionit Reka e Keqe, të Komunës së Gjakovës.

Sipas Prokurorisë, 16 prej këtyre personave ishin të pozicionuar në strukturat të rëndësishme ushtarake dhe policore të Serbisë.

“Prokuroria Speciale njofton se në periudhën 27-29 prill 1999, ishte zhvilluar një operacion i përbashkët dhe mirë i  organizuar i UJ-së dhe MPB-së, në të cilin morën pjesë edhe anëtarë të grupeve paramilitare. Në atë operacion janë vrarë treqind e shtatëdhjetë (370) civilë që nuk merrnin pjesë në luftime në momentin e vrasjes.

Përveç vrasjeve, operacioni përfshinte dëbimin e mijëra civilëve nga ai regjion, djegien e shtëpive të tyre dhe dërgimin e dhunshëm për në Shqipëri. Këto dëbime ishin të përfshira me keqtrajtime dhe konfiskime të dokumenteve personale të dëbuarve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të pandehurit me aktakuzë akuzohen për vepër penale në bashkëkryerje, Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminiuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 pika 1.1, 1.2, 14, 1.6, 1.8, 1.9 nën paragrafi  1.4, 1.6, dhe 1.7  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.