Pacolli: Në Bruksel po diskutohet se si të gjendet një mënyrë që Serbia t’i sjellë në mënyrë legale paratë në Kosovë

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, për FrontOnline thotë se çështja e dinarit nuk po diskutohet në Bruksel, por po tentohet të gjendet një mënyrë se si Serbia do t’i sjellë paratë në mënyrë legale në Kosovë. ‘’Nuk po diskutohet për çështjen e dinarit në Bruksel. Atje po tentohet të gjetet një mënyrë se si Serbia […]

Pacolli: Në Bruksel po diskutohet se si të gjendet një mënyrë që Serbia t’i sjellë në mënyrë legale paratë në Kosovë
pacolli:-ne-bruksel-po-diskutohet-se-si-te-gjendet-nje-menyre-qe-serbia-t’i-sjelle-ne-menyre-legale-parate-ne-kosove

pacolli:-ne-bruksel-po-diskutohet-se-si-te-gjendet-nje-menyre-qe-serbia-t’i-sjelle-ne-menyre-legale-parate-ne-kosove


Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, për FrontOnline thotë se çështja e dinarit nuk po diskutohet në Bruksel, por po tentohet të gjendet një mënyrë se si Serbia do t’i sjellë paratë në mënyrë legale në Kosovë.

‘’Nuk po diskutohet për çështjen e dinarit në Bruksel. Atje po tentohet të gjetet një mënyrë se si Serbia ka me i dërguar paratë në Kosovë, pra në mënyrë legale, përmes mënyrës institucionale dhe jo siç i ka dërguar deri tani. Nuk ka dialog për çështjen e dinarit. Tashmë e kemi vendimin e BQK-së që duhet me u respektuar. Bizneset lokale dhe qytetarët atje kanë filluar ta respektojnë, thjeshtë Serbia duhet me gjet një mënyrë se si i sjellë paratë në Kosovë’’, thotë Pacolli për Front Online.

Ajo thotë se pret nga Serbia të reflektoj dhe ta respektoj vendimin e BQK-së dhe të gjejë mënyrë që t’i sjellë parat në Kosovë.

‘’Ne presim që Serbia me reflektuar dhe me respektuar vendimin dhe me gjet mënyrën se si ka me i sjellë paratë në mënyrë ligjore. Ne po insistojmë që Serbia të gjejë një rrugë që është e pranueshme për ti sjellur paratë në Kosovë. Kosova i ka përcaktuar të cilat duhet të i ndjekë Serbia, në mënyrë që ti sjellë paratë në Kosovë’’, thekson ajo për FrontOnline.

Deputetja Pacolli thotë se Kosova i ka përcaktuar hapat që Serbia duhet t’i ndjekë sa i përket dinarit.

‘’Kosova i ka përcaktuar të cilat duhet të i ndjekë Serbia, në mënyrë që ti sjellë paratë në Kosovë. Serbisë nuk po i konvenon me tregu se deri më tani paratë që i ka dërguar në Kosovë i ka dërguar në mënyrë ilegale, duke financuar krimin dhe terroristët. As në Serbi, Serbia nuk ka treguar se sa para i ka sjellur në Kosovë, prandaj ata duhet me i tregu edhe qytetarëve të vetë atje se sa para i ka sjellur në Kosovë’’, tha për FrontOnline , deputetja Fitore Pacolli. /FrontOnline